Sot, rreth orës 14:00, në rrugën „Brigada 161” në Ferizaj, qytetari A. Gashi nga Ferizaj ka gjetur një shumë prej 264.40 eurosh, të cilat menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe identifikimit të pronares, policia ka kontaktuar qytetaren N.A., së cilës paratë i janë kthyer me procesverbal.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar dhe vlerësuar lart qytetarin A. Gashi për këtë gjest shembullor, ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare.






