28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Një njeri i thjeshtë, sikur të mos jetë i famshëm” – përshtypjet për Keanu Reeves pas vizitës në Kroaci

- Advertisement -

Legjendari Keanu Reeves e kaloi të premten dhe të shtunën në Kroaci në Opatija.

Ai ka qëndruar në hotelin luksoz Navis dhe stafi ka treguar shkurt: “Ai është një njeri krejtësisht normal, sikur të mos jetë një aktor i famshëm”, shkruan klix.ba.

Siç tha menaxheri i hotelit, Krunoslav Kapetanovic, Reeves ishte i kënaqur me akomodimin, mjedisin natyror dhe kuzhinën.

Foto: Facebook

Reeves mbërriti në Kroaci me producentin Gard Hollinger, me të cilin themeloi kompaninë amerikane ‘Arch Motorcycles’ në vitin 2011, ndaj spekulohet se arsyeja e ardhjes së tyre lidhet me motoçiklizmin.

Siç dihet, afër Opatija ndodhet pista Preluk ku u mbajt Kampionati Botëror i Motoçikletave në vitin 1940.

Foto: Getty Images

Pas një qëndrimi të shkurtër në Kroaci, Reeves dhe Hollinger shkuan në Lubjanë.

Mediat sllovene njoftuan se aktori ka vizituar pronarin e kompanisë ‘Akrapovich’, e cila është një nga prodhuesit më të njohur në botë të sistemeve të shkarkimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit