Me të njëjtën kravatë që i dha vulën shtetësisë së Kosovës, Hashim Thaçi e mbajti edhe në ditën kur mori lajmin e hidhur në Hagë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 16 shtator u paraqit në seancën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë me të njëjtën kravatë që kishte vendosur më 17
shkurt 2008, në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë.
Në atë ditë historike, Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, ishte një nga figurat kryesore të ceremonisë së shpalljes së shtetësisë.
Por, 18 vjet më vonë, e njëjta kravatë u bë pjesë e një tjetër momenti të rëndësishëm për të.
Kjo të mërkurën e 16 shtatorit, kur ai dëgjoi vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin u dënua me 25 vjet burgim.






