Një i vrarë në Prishtinë nga të shtënat me armë zjarri

- Advertisement -

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, tha Pllana për Klanin.

Ai shtoi se Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Të ngjashme

Të fundit