Barcelona arrin marrëveshje me Anthony Gordon

- Advertisement -

Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin anglez të Newcastle United, Anthony Gordon, dhe tani mbeten vetanëm negociatat mes dy klubeve për ta finalizuar transferimin.

Sipas raportimeve të fundit, lojtari ka dhënë dritën jeshile për kalimin në “Camp Nou”, ndërsa Deco po punon intensivisht për mbylljen e marrëveshjes.

Klubi katalunas raportohet se ka bërë ofertë rreth 70-80 milionë euro për yllin anglez, i cili ka pasur një sezon fantastik me Newcastle dhe konsiderohet një nga prioritetet kryesore të Barcelonës për repartin ofensiv.

Interesim për Gordon kanë shfaqur edhe Bayern Munich e Liverpool, por vetë lojtari preferon transferimin në La Liga dhe dëshiron të veshë fanellën blaugrana.

Të ngjashme

Të fundit