Një histori që të përulë

- Advertisement -

Shkruan: Bujar Gashi

Kur përditshmëria të bën koleg me trashëgimtarin e një sakrifice të madhe

 

Në qendër të Skenderajt sot qëndron shtatorja e te voglit Leutrim Ahmeti, një dëshmi prej bronzi që të këput në mes. Ai ishte vetëm 7 vjeç kur u plagos për vdekje nga granatat serbe në Rezallë, duke lënë pas fjalët rrëqethëse: “Nanë, mos më prek se po më dhemb shumë.”. Vetëm tetë muaj më vonë, në frontin e lirisë ra dëshmor edhe babai i tij, heroi dhe komandanti Malush Ahmeti.

 

Ky tmerr ndau dy vëllezër të pandarë. Besniku, dy vite më i rritur se Leutrimi, e përjetoi këtë humbje si humbjen e gjysmës së shpirtit të tij edhe sot pas më shumë se dy dekadash. Shtatorja e Leutrimit me njërën dorë mbi plagë e tjetrën mbi librin e shkollës që s’e hapi kurrë. Besniku sot shkëlqen dhe, sado i thyer nga kjo plagë e madhe, krenaria e tij për atdheun dhe për babanë hero qëndron mbi të gjitha, duke e mbajtur kokën lart për sakrificën e familjes së tij. Sa herë që e shoh Besnikun në vendin e punës, si koleg i imi, ndihem keq që nuk mund t’ia kthejmë asgjë nga ajo që ka ndodhur, por mbetem përherë i nderuar që ndaj të përditshmen me një njeri që mbart në supe kaq shumë histori, forcë dhe dinjitet.

Të ngjashme

Të fundit