Djali i dëshmorit Abdullah Tahiri, Ilir Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së njërit prej themeluesve të UÇK-së, Nait Hasani, i cili tha se, nëse Gjykata Speciale i dënon krerët e UÇK-së, Kosova do të digjet.
Ilir Tahiri, djali i njërit prej themeluesve kryesorë të UÇK-së në zonën e Karadakut, e ka cilësuar deklaratën e Nait Hasanit si tepër të butë në rast se krerët e UÇK-së dënohen.
“Deklarata e Nait Hasanit se, nëse vendimi i Gjykatës Speciale është kundër vullnetit të popullit të Kosovës për liri, ishte tepër e butë. Ndaj një shteti dhe një populli fashist, siç është Serbia dhe populli serb, Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një luftë moderne”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook






