Faton Shehu – Nënkryetar
Irfan Purçuku – Sekretar i Përgjithshëm
Shkëndije Pacolli – Anëtare
Burim Kuraja – Anëtar
Irfan Tërnava – Anëtar
Në adresimin e tij të parë si kryetar, Krasniqi falënderoi anëtarësinë për mbështetjen dhe paralajmëroi një qasje dinamike, të fokusuar në afrimin e bizneseve, krijimin e partneriteteve të reja dhe zgjerimin e hapësirës për sipërmarrësit shqiptarë në tregun gjerman.“Do të punojmë për ta bërë Unionin një adresë edhe më të fuqishme të bashkëpunimit ekonomik, rrjetëzimit të bizneseve dhe mbështetjes së sipërmarrësve shqiptarë në Gjermani dhe më gjerë”, deklaroi Krasniqi.
Kryesia e re pritet të intensifikojë aktivitetet që lidhen me promovimin e investimeve, lidhjen e kompanive shqiptare me tregun gjerman dhe ndërtimin e urave të reja ekonomike mes dy vendeve.Prej vitesh, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane konsiderohet një nga organizimet më me ndikim të biznesit shqiptar në diasporë, duke luajtur rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe avancimin e interesave të sipërmarrësve shqiptarë në Gjermani.
Komunikata e plotë:
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re
Düsseldorf, 9 maj 2026 – Në Düsseldorf të Gjermanisë u mbajt sot Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V. (Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane), gjatë të cilit anëtarët e organizatës zgjodhën Kryesinë e re që do të udhëheqë Unionin në mandatin e ardhshëm.
Pas një procesi demokratik dhe transparent, Kuvendi zgjodhi këtë përbërje të Kryesisë:
Zenun Krasniqi – Kryetar i Kryesisë
Afrim Osmanaj – Nënkryetar
Faton Shehu – Nënkryetar
Irfan Purçuku – Sekretar i Përgjithshëm
Shkëndije Pacolli – Anëtare
Burim Kuraja – Anëtar
Irfan Tërnava – Anëtar
Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe theksoi se mandati i tij do të karakterizohet nga transparenca, bashkëpunimi dhe përkushtimi në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të Unionit.
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane mbetet një nga platformat më të rëndësishme të organizimit dhe përfaqësimit të bizneseve shqiptare në Gjermani, duke kontribuar në fuqizimin e sipërmarrjes, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V.
Düsseldorf, 9 maj 2026







