11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Një biznes u shua, një u hap: Dyshime mbi aktivitetin e dy të arrestuarve për vdekjen e 35 vjeçares

- Advertisement -

Një 35 vjeçare nga Malisheva dyshohet se ka vdekur për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor dhe për këtë në pranga janë vendosur dy mjekë, Xhavit e Hanife Karaxha që janë vëlla e motër mes tyre. Raportimet në media kanë ngjallur dyshime edhe për aktivitetin e dyshimtë biznesor të tyre.

Xhavit Karaxha kishte qenë pronar i “Ordinancës specialistike FLORI” në Malishevë, por ky biznes është shuar më datë 24.09.2021, për çka është raportuar se profesionin e mjekut, Karaxha e ushtronte në një klinikë tjetër.

Në këtë biznes, tashmë të shuar qysh moti përshkrimi thuhej se ushtroheshin aktivitete mjekësore dentare dhe të “mjekësisë së specializuar”.

Për të dy mjekët, dyshohet se aktivitetin e tyre e ushtronin në ordinancën “Doktorat” e cila është në emër të Hanife Karaxhës, motra e Xhavit Karaxhës që tashmë kishte mbyllur biznesin e tij. Biznesi i saj ishte hapur disa muaj përpara se të shuhej biznesi i vëllaut të saj.

Në këtë biznes, përshkrimi primar i aktivitetit thuhej se ishte “mjekësi e specializuar”. Në anën tjetër, Indeksonline ka raportuar se dyshohet që janë ushtruar edhe shërbime të tjera mjekësore si ato gjinekologjike e të synetisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit