Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, deklaroi se asnjë nga kandidatët s’ka qenë “impresiv”, në intervistat për anëtarë të Bordit të RTK-së.
Rexha foli për parregullësi me orarin e kandidatëve, të cilët tha se janë lajmëruar vonë për t’u intervistuar dhe tha se intervistat ishin shumë të shkurtëra, “vetëm 15 minuta”.
“Në listë kanë qenë 35 kandidatë, kanë mungu 6-7 kandidatë…”, tha ai.
“Niveli i kandidatëve lë për të dëshiruar, është nivel dëshpërues…Një pjesë e atyre që kanë qenë në intervistë duket se s’kanë pas idenë ku po vijnë, çka është Bordi i RTK-së…”, tha Rexha në Pressing.






