Alarmon Flutura Kusari: LVV po përpiqet të kontrollojë në formë absolute RTK-së dhe KPM-në

- Advertisement -

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka alarmuar në “Pressing” të T7, për mënyrën sesi Lëvizja Vetëvendosje po provon që të kap Radio Televizionin e Kosovës (RTK), dhe Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), përmes procesit të emërimit të bordeve.

Ajo ka thënë se nëse përpjekja rezulton e suksesshme atëherë më nuk do të ketë pluralizëm të mediave në Kosovë.

“Tentativa me i kontrollu në mënyrë absolute mediat, unë besoj që kjo është e qëllimshme nga ana e LVV, që me kap komplet RTK-së që na në lajme me pa sa e mirë është Vetëvendosja e kryeministri dhe gjithçka që bëjnë opozita dhe shoqëria civile janë gabim”.

“Po ashtu edhe në KPM që është institucioni më i rëndësishëm sa i përket mediave që e hap dhe e mshel një media, pastaj rezultati final është që ne nuk kemi nme pas pluralizëm medial që është një nga bazamentet e shoqërisë sonë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit