Nis votimi në LDK pro apo kundër shkarkimit të Lumir Abdixhikut

- Advertisement -

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar votimin për të vendosur nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të partisë apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.

Procesi i votimit po mbahet në kuadër të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin e Abdixhikut.

Abdixhiku ka mbajtur fjalim më herët, ku tha se ky kuvend është i pakohë, por respekton vullnetin demokratik.

 

 

Të ngjashme

Të fundit