7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Nis largimi i barrikadave në Rudar të Zveçanit

- Advertisement -

Serbët lokalë kanë nisur që të largojnë barrikadat në veri të Kosovës pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë.

Bëhet e  ditur se barrikadat e vendosura në këto rrugë kanë filluar të largohen, raporton dukagjini.

Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Ndërkaq më 28 dhjetor, autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiq.

Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit