Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, e cila po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni po diplomojnë 300 kadetë të rinj, të cilët pritet t’i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.

Diplomimi i kësaj gjenerate vjen pas shtyrjes së ceremonisë së planifikuar më herët, për shkak të mungesës së uniformave për kadetët.
Kujtojmë se ditët e fundit ishte raportuar edhe për probleme të tjera organizative, përfshirë mungesën e kapelave dhe anulimin e tenderit për sigurimin e karrigeve për ceremoninë e diplomimit.
Me diplomimin e gjeneratës së 63-të, Policia e Kosovës shton në radhët e saj 300 pjesëtarë të rinj






