Nicolas Jackson është shumë pranë transferimit te Aston Villa, me Chelsea-n që pritet të pranojë ofertën prej 65 milionë funteve të paraqitur nga klubi anglez.
Sulmuesi senegalez ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe ka zhvilluar bisedime me trajnerin Unai Emery, duke u bindur nga projekti i Aston Villas.
Marrëveshja mes palëve tashmë është në fazat e fundit, ndërsa pritet vetëm miratimi përfundimtar i disa detajeve të kontratës.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, Jackson do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se transferimi të zyrtarizohet.






