Deputeti egjiptian Veton Berisha, është deklaruar lidhur me situatën politike në vend, duke thënë se përgjegjësia për t’i shtyrë proceset përpara, është e fituesit të zgjedhjeve.
Berisha, ka thënë se derisa tek rezultatet e zgjedhjeve është rol tjetër, pas tyre, atëherë merret përgjegjësia.
‘’Barra e përgjegjësisë i bjen edhe me Kushtetutë se është e garantuar me Kushtetutë, barra e përgjegjësisë i bjen fituesit të zgjedhjeve për me i shty proceset përpara. Sipas meje, deri në momentin kur ti je dal në rezultatet e zgjedhjeve ti e ki një rol tjetër, pas rezultateve të zgjedhjeve të kalon përgjegjësia, do të thotë, të kalon detyra ku duhet me i shty përpara’’, ka thënë ai.
Tutje, Berisha ka shtuar se, edhe partitë e tjera duhet që të gjejnë formë të komunikimit.
‘’Në të njëjtën kohë edhe partnerët e tjerë duhet me gjet formë të komunikimit. Lufta bëhet jo me fillu me punu, me shty procese përpara, por lufta bëhet se si me dëmtu politikisht njëri – tjetrin, edhe nëse ka kësi mendje se qysh me bë një veprim qoftë edhe me bashkëpunu, po duke bashkëpunu me dëmtu njëri tjetrin, politikisht me dëmtu që në zgjedhjet e ardhshme me u dobësu, normalisht që s’ka me mujt me funksionu’’, ka thënë Berisha në Gjesi në T7.






