OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili ka thënë se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”.
Në një adresim dërguar mediave, thuhet se Ramadan Gashi aso kohe ka qenë sekretar dhe nuk ka apsur asnjë keqpërdorim.
Akuzat e Nasim Haradianjt nga kjo OVL i quajnë si “trillium”.
Komunikata e plotë:
Sot pashë me keqardhje se si në një studio televizive, Nasim Haradinaj i cili pa ose me vetedije lëshoi disa akuza të ulëta, të pavërteta dhe fund e krye dashakeqe ne drejtim të Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.Të aludosh se kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, qenka zënë “duke vjedhur” dhe se sekretari qenka larguar nga puna për këtë arsye, është jo vetëm një trillim me dashje, por një fyerje për çdo normë morale e njerëzore.
Për sqarim të opinionit publik, Sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi. Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqperdorim në OVL UCK.
Asnjë fjalë, asnjë pretendim dhe asnjë aludim i Nasimit nuk qëndron.
Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së. Inatet personale, mllefet e papjekura dhe etja për vemendje mediale duhet të lihen anash kur flitet për organizatën dhe njerëzit që i kanë dalë zot këtij vendi.
E vërteta është vetëm një dhe ajo nuk mund të ndryshohet nga askush,nuk nund ti pershtatê askuj cfardo pretendemi që ka dhe se une me kompetenc e argumentoj dhe e mbroj para cdo individi apo institucioni se Organizata ka vepruar sipas Ligjit dhe se nuk ka asgjë për të thënë askush lidhur me punën dhe poziten time.






