Mbappe në zjarr, Real Madridi triumfon bindshëm ndaj Sociedadit

- Advertisement -

Real Madridi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga, pasi ka mposhtur Real Sociedadin 4:1 në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte Kylian Mbappé.

Francezi e zhbllokoi sfidën në minutën e 40-të, pas asistimit të Federico Valverdes, duke i dhënë madrilenëve epërsinë.

Sociedad reagoi menjëherë dhe barazoi vetëm katër minuta më vonë me Sucicin, duke e mbyllur pjesën e parë në 1:1.

Në pjesën e dytë, Real Madridi ngriti ritmin. Mbappé realizoi sërish në minutën e 60-të, këtë herë pas asistimit të Jude Bellingham, ndërsa dhjetë minuta më vonë Vinicius Junior shënoi për 3:1, përsëri me Bellingham në rolin e asistuesit.

Festën e golave e përmbylli Mbappé në minutën e 80-të, duke kompletuar het-trikun, pas asistimit të Vinicius Junior.

Me këtë fitore, Reali merr pikët e plota në dy xhirot e para të kampionatit, ndërsa për Real Sociedadin kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje.

Të ngjashme

Të fundit