28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Nga LDK i kundërpërgjigjen Muratit: Eja në debat dhe na dëshmo aftësitë në ekonomi dhe financa

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati të ka sulmuar me një postim Lumir Abdixhikun e Avdullah Hotin e LDK-së.

Nuk ka vonuar, ndaj kësaj ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili ka thënë se ministri “po vetëknaqet me papërgjegjësi”.

“Një rikujtim për Ministrin: nuk je i zgjedhur për të komentuar statuse, e as për të vlerësuar, kush sa ka njohuri për ekonomi., e as për të kopjuar arrogancën e shefave që i ke në Qeveri.” – ka thënë ai.

Sipas Rukiqit, “gjenialiteti” i Muratit në ekonomi ka sjellur 23 për qind inflacion gjatë tri viteve të fundit, si dhe deficit tregtar prej pesë miliardë euro.

POSTIMI I PLOTË:

Ja me çka merret Ministri i Financave. Vetëkënaqet me statuset që i ka shkruar, para një viti. Vetëkënaqet me papërgjegjësinë.

Një rikijtim për Ministrin: nuk je i zgjedhur për të komentuar statuse, e as për të vlerësuar, kush sa ka njohuri për ekonomi., e as për të kopjuar arrogancën e shefave që i ke në Qeveri.

Je i zgjedhur, mes tjerash, për të krijuar politika, që jetën e qytetarëve e bëjnë me të mirë dhe me të dinjitetshme.

“Gjenialiteti” i Qeverisë të juaj në ekonomi dhe polotikë, na ka sjell:

– 23% inflacion në tri vitet e fundit
– Deficifin tregtar në 5 miliardë euro
– 300 milionë humbje nga sanksionet
– 30,000 qytetarë ju kanë shtuar listat të të varfërve, vetëm në dy vitet e fundit
– Fatura rekord, të energjisë elektrike
– Qindra milionë në kontrata sekrete, të shpenzimit të taksave tona

Lista është me gjatë. Do t’i publikojmë, një nga një, ditëve në vijim.

P.S. Eja në debat dhe na dëshmo aftësitë në ekonomi dhe financa.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit