9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

Murati i kapet Abdixhikut: LDK-ja njohuri në ekonomi vetëm sa për ta kthyer kusurin

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se LDK-ja në ekonomi ka njohuri vetëm për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në ‘Facebook’, duke iu kundërvënë kryetarit të këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, si dhe deputetit nga radhët e kësaj partie, Avdullah Hoti. Që të dy thanë se çdo ditë Trusti po pëson humbje nga gjysmë milioni euro.

Murati në anën tjetër këto deklarata i ka quajtur si “fushatë dezinformuese” dhe ka thënë se ka “përformancë investimesh” në Trust.

“Facebook ma kujtoi që në këtë kohë para një viti, Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti patën filluar një fushatë dezinformimi, siç rëndom bëjnë për pothuajse të gjitha temat, në lidhje me kursimet e Trustit dhe performancën e investimeve”, deklaron Murati.

“Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do duhej t’i kishte humbur nja 180 milionë euro deri më sot, për një vit”.

“Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella”, përfundon postimi i tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit