11.2 C
New York
Wednesday, February 28, 2024

Buy now

Nga Blero deri te finalistët: Banorët e Big Brother pësojnë rritje të madhe të numrit të ndjekësve në rrjetet sociale

Rrjetet sociale tashmë janë kthyer në një dritare të rëndëishme për shumë nga njerëzit.

Meqë në ditët e sotme kanë një impakt të madh dhe çdo informacion shpërndahet me të madhe, ato i kanë dhënë një ndihmë të madhe edhe personazheve publike.

Në një rast të veçantë, edhe për yjet e Big Brother, që përkundër se nuk janë të informuar brenda, ata fliten, komentohen e bëhen viralë në bazë të veprimeve të tyre.

Telegrafi ka analizuar banorët e edicionit të dytë të Big Brother, duke parë që në fillim se si kanë qenë me rrjetet sociale e deri tani në fund të këtij reality shou.

Kush më pak e kush më shumë, më poshtë ua sjellim listën e banorëve që kanë pësuar rritje në platformën Instagram dhe se sa shumë ka ndryshuar llogaria e tyre personale.

Blero Muharremi

Foto: Screenshot/Instagram

Në momentin që është bërë pjesë e shtëpisë, Blero ka pasur 317 mijë njerëz në Instagram dhe aktualisht ka 352, që do të thotë se gjatë kësaj kohe ka fituar 35 mijë njerëz.

Ledi Vokshi

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja Ledi Vokshi ka qëndruar për një kohë të shkurtër brenda dhe ka të njëjtit ndjekës siç ka pasur në fillim, pra 105 mijë.

Santiana Maloku

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja nga Gjakova, Santiana Maloku, ka qenë e ndjekur nga 208 mijë njerëz në fillim të programit, e tani ka 359 mijë njerëz. Santi do të thotë që ka fituar 151 mijë.

Shqipe Hysenaj

Foto: Screenshot/Instagram

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, në fillim ka numëruar 372 mijë njerëz në Instagram. Aktualisht ka 412, e që do të thotë se ka fituar 40 mijë.

Ylli Dervishi

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli në hyrje të Big Brother ka pasur 7833 mijë ndjekës dhe tani numëron 34.6 mijë, i cili shihet dukshëm se ka pësuar një rritje të madhe.

Monika Salihu

Foto: Screenshot/Instagram

Në fillim, Monika ka pasur 21.7 mijë ndjekës, kurse tani ka 28.9.

Lumbardh Salihu

Foto: Screenshot/Instagram

Lumbardhi kur ka hyrë në fillim ka pasur vetëm dhjetë mijë ndjekës, ndërsa tani ka arritur afro 80 mijë.

Besart Zeneli

Foto: Screenshot/Instagram

Aktori Besart Zeneli në fillim është ndjekur nga mbi 2000 njerëz në Instagram, ndonëse tani ka 22.5 mijë.

Edona James

Foto: Screenshot/Instagram

Transgjinorja Edona James ka qenë e ndjekur nga afro dhjetë mijë njerëz në fillim, e tani ka 71.4 mijë.

Brikenda Karricaj

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo në fillim ka qenë e ndjekur nga 18.3 mijë dhe tani ka 48.5 mijë.

Azem Gagica

Foto: Screenshot/Instagram

Azemi në fillim ka pasur 7227 mijë njerëz në Instagram dhe tani numëron 76 mijë.

Blerando

Foto: Screenshot/Instagram

Blerin Lajçi në fillim pati 17 mijë ndjekës, e tani ka pësuar rritje të madhe në – 54.6 mijë.

Vesa Vllasaliu

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Gjilani, Vesa Vllasaliu, në fillim është ndjekur nga rrafsh 50 mijë njerëz.

Ajo ka befasuar me ndryshimin pasi tani ndiqet nga plot 147 mijë njerëz.

Meti Alshiqi

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatori i njohur në fillim kishte rreth 52.1 mijë njerëz dhe tani 98.2 mijë.

Alby the Goat

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-aktorja e filmave për të rritur në hyrje kishte rreth 480 mijë njerëz dhe tani numëron 491 mijë.

Visar Dërmaku

Foto: Screenshot/Instagram

Gazetari e humoristi në hyrje të këtij edicioni kishte plot 32.8 mijë njerëz dhe tani vërehet ndryshimi, me 111 mijë.

Linda Halimi

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja nga Vitia në fillim hyri me 417 mijë njerëz dhe për aq kohë sa qëndroi brenda fitoi mbi 60 mijë, aktualisht 480 mijë.

Albana Vukaj

Foto: Screenshot/Instagram

Banorja nga Shkodra në hyrje kishte 22.6 mijë ndjekës dhe tani ka fituar një rritje të madhe, ku numëron përplot 228 mijë.

Ard Gashi & Mirdon Pacolli

Foto: Screenshot/Instagram

 

Foto: Screenshot/Instagram

Ardi në fillim kishte 16 mijë ndjekës dhe tani Instagrami i tij ka arritur në 44 mijë. Mirdoni në anën tjetër kishte 21.5 mijë dhe tani numëron 52.1 mijë.

Kader Kicaj

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Prizreni në fillim kishte 27.3 mijë njerëz dhe tani ka 97.2 mijë.

Adri Rrogaqi & Iliriana Sadriu

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram

Çifti Iliriana dhe Adri në fillim të hyrjes së Big Brother kanë pasur nga dhjetë mijë ndjekës, gjersa Iliriana aktualisht numëron 91.4 mijë dhe Adri 52 mijë.

Se kanë fituar nga ky format dëshmohet më së miri nga këto ndryshime, e tanimë nuk mbetet asgjë tjetër deri në finalen e madhe (2 shkurt) për të parë se kush nga katër finalistët do të rrëmbejë çmimin e madh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit