Jonida Vokshi zbulon arsyen e rikthimit në BBVK

- Advertisement -

Moderatorja Jonida Vokshi ka zbuluar se rikthimi i saj në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” u vendos vetëm pak ditë para nisjes së spektaklit.

Ajo ka treguar se deri një javë më parë nuk e kishte planifikuar të ishte pjesë e këtij edicioni, por malli për spektaklin dhe eksperiencën e veçantë e bënë të ndryshonte mendje.

Vokshi ka pranuar se kjo periudhë ka qenë mjaft e lodhshme, pasi përgatitjet për “Big Brother VIP Kosova” kërkojnë shumë kohë dhe përkushtim.

Megjithatë, moderatorja është shprehur e vendosur që të gjejë një balancë mes angazhimit televiziv dhe jetës familjare.

“Do mundohem t’i bëj të dyja, edhe Big-un edhe familjen”, është shprehur Jonida Vokshi për Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit