Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatorët e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027.
Kjo ka nxitur reagim të madh në Kosovë. Politologu Nexhmedin Spahiu, kjo duhet t’ua çel sytë disa ‘budallenjve në Kosovë’ qe ende e përkrahin Shqipërinë para Kosovës, raporton gazeta10.
Spahiu gjatë emisionit ‘Politiko’ në Kanal10 ka pasur kritika të mëdha për kosovarët që bëjnë tifo për Shqipërinë.
Ai ka thënë se kur bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, ata mund të bëjnë edhe për Serbinë.
“Kur bëjnë tifo për Shqipërinë, bëjnë edhe për Serbinë”, ka qenë konstatimi i tij.
Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë: