KFV Deçani fiton Kupën e Kosovës për Veteranë, Ademi uron kampionët

- Advertisement -
KFV Deçani është fitues i Kupës së Kosovës për Veteranë, pasi në finalen e zhvilluar sot triumfoi ndaj KFV Ferizajt me rezultat 2:1.

Ndeshja finale solli rivalitet, emocion dhe futboll cilësor, duke dëshmuar edhe një herë pasionin dhe përkushtimin që veteranët e futbollit vazhdojnë ta ruajnë ndër vite.

Me këtë fitore, KFV Deçani kurorëzoi një edicion të suksesshëm dhe ngriti trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës.

Pas ndeshjes, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, uroi ekipin fitues për suksesin e arritur.

“Urime KFV Deçani për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës për veteranë. Një finale e luftuar dhe e denjë për këtë garë, ku KFV Deçani dëshmoi përkushtimin, cilësinë dhe shpirtin garues që vazhdon t’i karakterizojë futbollistët veteranë”, theksoi Ademi.

Ai shprehu vlerësim edhe për KFV Ferizajn për paraqitjen dinjitoze në finale, duke theksuar se të dyja skuadrat kontribuuan në një spektakël të bukur sportiv.

Presidenti i FFK-së gjithashtu falënderoi Ligën e Veteranëve të Kosovës për organizimin e garave, duke e cilësuar atë si një shembull të ruajtjes së dashurisë dhe përkushtimit ndaj futbollit.

Triumfi i KFV Deçanit shënon një tjetër moment të rëndësishëm për futbollin e veteranëve në Kosovë, një garë që vazhdon të promovojë sportin, miqësinë dhe respektin mes gjeneratave të futbollistëve. ⚽🏆

Të ngjashme

Të fundit