Newcastle United e ka mposhtur Arsenalin në shtëpinë e vet në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Kupës EFL të Anglisë.
Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Newcastle e pret me komoditet më 5 shkurt Arsenalin për ndeshjen e kthimit.
Ishte sulmuesi në formë i Newcastlet, Alexander Isak, ai që shënoi i pari për ta çuar ekipin e tij në epërsi në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, Anthony Gordon dyfishoi epërsinë, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.
Ndeshja e kthimit luhet në St James’ Park më 5 shkurt.