16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Nesër priten të shqyrtohen masat Anti-COVID në Kosovë

- Advertisement -

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka takuar sot Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në këtë takim, ministri Latifi ka njoftuar Ambasadoren Jusufi për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19, transmeton Scanner.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi ka takuar sot Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Shpresa Jusufi.

Në këtë takim, Ministri Latifi ka njoftuar Ambasadoren Jusufi për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.

Në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinjë nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Mqedonisë së Veriut.

Ministri Latifi shprehu gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Theks të veçantë i’u dha edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi që rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm.

Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë!

Ambasadorja Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësië së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit