Nesër me 5 janar asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mblidhen për të zgjedhur kryesuesin.
Nëse i njëjti nuk zgjidhet gjatë ditës së nesërme, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme
Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Asamblisti nga kjo parti Gëzim Sveçla thotë se zgjedhja e kryesuesit është përgjegjësi e Përparim Ramës.
“Është detyrë, përgjegjësi dhe obligim i kryetarit të sapo zgjedhur dhe partisë së tij LDK, që ta bëjnë konstituimin e asamblesë dhe rrjedhimisht është në duar të tyre që ta zgjedhin kryesuesin e Kuvendit”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sveçla.
Por se kush është propozuar për këtë pozitë nuk është bërë e ditur as nga LDK e as nga partia e tretë në Prishtinë, PDK.