Barcelona ka gati strategjinë për transferimin e Erling Haalandit në rast se Manchester City ndëshkohet me zbritje nga Premier League për shkak të 115 akuzave financiare.
Presidenti Joan Laporta po përgatitet t’i ofrojë sulmuesit norvegjez statusin e titullarit dhe një kontratë pesëvjeçare deri më 2031, me pagë vjetore prej 31.5 milionë eurosh e barabartë me atë që përfiton aktualisht në Angli.
Operacioni ka marrë edhe miratimin e trajnerit Hansi Flick, i cili synon të formojë një treshe sulmi me Haalandin në qendër, krah Lamine Yamalit dhe Raphinhas, raporton Daily Mail.
Megjithatë, katalunasit do të nisin negociatat zyrtare me përfaqësuesit e 26-vjeçarit vetëm nëse gjykatat e pavarura britanike konfirmojnë përfundimisht rënien e Manchester Cityt nga elita në fund të sezonit.






