Como turpëron Juventusin, triumfon me tri gola dhe i shkakton humbje të rëndë

- Advertisement -

Como ka regjistruar një fitore të madhe në javën e 13-të të Serie A, duke e mposhtur Juventusin me rezultat 3-0 në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”.

Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas zhvilloi një paraqitje fantastike përballë bardhezinjve, duke shfrytëzuar edhe faktin se mysafirët mbetën me një lojtar më pak që në minutën e pestë.

Randal Kolo Muani u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një reagimi ndaj mbrojtësit të Comos, Álex Valle, duke ia vështirësuar ndjeshëm ndeshjen skuadrës së Luciano Spallettit.

Como shfrytëzoi epërsinë numerike dhe kaloi në avantazh në minutën 45+1, kur Nico Paz realizoi nga gjuajtja e lirë, duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan dominimin dhe arritën ta konkretizonin paraqitjen e tyre me edhe dy gola të tjerë, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 3-0.

Ky triumf është një tjetër dëshmi e sezonit të shkëlqyeshëm që po zhvillon Como nën drejtimin e Fabregasit, ndërsa Juventus pëson një goditje të rëndësishme në garën për pozitat e kreut në Serie A.

Të ngjashme

Të fundit