Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për kërkesën e Qeverisë së Kosovës që të nënshkruhet Marrëveshja Bazike e Brukselit.
Ai ka bërë me dije se kjo marrëveshje është obligative për palët edhe pa nënshkrim.
Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, ai ka vlerësuar se kjo gjë u është bërë e qartë të dy palëve.
“Marrëveshje për ne është krejtësisht e zyrtarizuar, ShBA ka thënë kështu: BE, kjo është marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme. Ky është qëndrimi ynë, dhe kështu e trajtojmë. Dhe palët presim të zbatojnë të gjithë obligimet”, ka thënë ai, duke shtuar se qëndrimin amerikan është i qartë në këtë pikë.
“Ne jemi kristal të qartë se Kosova dhe Serbia kanë hyrë në obligime, që i konsiderojmë ligjërisht të detyrueshme. Edhe BE, Serbisë të gjitha obligimet ia ka futur në Kapitullin 35 të negociatave me BE-në. Vendet mund të shprehin vija të kuqe ose përjashtime, por jo kjo s’është pikëpamja jonë. Të gjitha obligimet duhet të zbatohen”, ka thënë ai.