Në zonën 50 km/h voziti me 155 km/h, shoferi dënohet me 500 euro

- Advertisement -

Një shofer është gjobitur me 500 euro pasi u kap duke vozitur me 155 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h.

Rasti është raportuar nga një qytetar përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Shoferi është identifikuar më 28 gusht, në rrugën Sopijë–Savrovë të Suharekës.

Për këtë kundërvajtje, atij i janë shqiptuar edhe pesë pikë negative dhe 12 muaj ndalim i drejtimit të automjetit.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin shpejtësinë e lartë dhe sjelljet e rrezikshme.

Të ngjashme

Të fundit