19.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Në prag të takimit në Ambasadën Amerikane, Donika Gërvallës i kujtohet statusi skandaloz për Ambasadën e ShBA-së

- Advertisement -
Në prag të takimit konsultativ për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, si dhe në vazhdën e ftohjes së raporteve të Kosovës me SHBA-në, kryediplomates Gërvalla-Schwarz iu është përkujtuar statusi skandaloz që përshkruan intencat e ministres kundrejt raporteve fqinjësore me Amerikën.

Gërvalla me idenë për të tingëlluar shakaxhike, kishte shpërndarë në llogarinë zyrtare të saj në ‘Facebook’ një barcoletë që sipas saj tregohej nga një punonjës i ambasadës së SHBA-së.

“Një barcaletë, e treguar nga një punonjës i Ambasadës Amerikane: “Pse është Amerika shteti më demokratik në botë? Sepse nuk ka Ambasadë Amerikane”, shkruante Gërvalla pa mendje, pa kuptuar për rrezikun për raportet e Kosovës me aleatin më të madh që nga koha e luftës.

Gërvallës iu është përkujtuar ky postim nga gazetari Parim Olluri në prag të takimit të përfaqësuesve institucionalë, shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit për çështjen e themelimit të “Zajednicës”, që do të mbahet nga SHBA-ja në ambasadën e tyre në Prishtinë, më 31 janar.

“Kur e menon se kend e ka informuar ambasadori Ilir Dugolli per raporte negative diplomatike mes SHBA-se e Kosoves. Mire boll qe ai e ka kryer punen e tij. Po ne Qeverine Kurti s’ka njerez qe e kuptojne ate përmbajtje”, ka deklaruar Olluri në ‘Facebook’.

Ambasadori i Kosovës në ShBA i ka treguar shefes së tij, Donika Gërvallës, se Amerika është edhe më brutale se që mund të mendohet në Prishtinë. I tregon edhe se ka qenë i pamundur të realizohet çfarëdo takimi. I tregon edhe se nuk donte të ishte ambasador. Të gjitha këto, në raportin më të trishtë që mund të keni lexuar në jetën tuaj.

Gazeta Nacionale ka publikuar një document të titulluar “Raport i shkurtër mbi vitin e parë të detyrës në ShBA” të përgatitur nga ambasadori Ilir Dugolli, dhe i cili i dërgohej shefes së diplomacisë.

Aty z. Dugolli thotë se do të ndajë “disa reflektime të shpejta” mbi punën e bërë përgjatë një viti derisa shprehet që detyrën si ambasador “nuk e ka pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale.”

Por, në pjesën ku shkruan për “Menaxhimin e Ambasadës” gjejmë fjalë që, më e pakta, mund të cilësohen si skandaloze për një diplomat të nivelit të lartë dhe që potencialisht mund të rrezikojë edhe më shumë raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës.

Aty, ambasadori Dugolli tregon për “kufizimet e shumta” me të cilat është përballur Ambasada përgjatë vitit për të cilin reflekton. Dhe më poshtë, është fjalia jashtëzakonisht problematike:

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër…”, u tha ndër të tjera në dokument.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit