Në prag të Izrael-Kosovë, delegacionet zhvillojnë darkë zyrtare në Debrecen

- Advertisement -

Në prag të përballjes së nesërme mes Izraelit dhe Kosovës, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares.

Gjatë takimit u zhvilluan biseda në një atmosferë të hapur dhe miqësore, me fokus zhvillimin e futbollit në të dyja vendet, ecurinë e deritanishme dhe perspektivën e ekipeve kombëtare.

Presidenti Zuares vlerësoi përparimin dhe sukseset e arritura nga Kosova në vitet e fundit, ndërsa theksoi edhe marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave.

 

Në këtë kontekst, ai kujtoi edhe organizimin dhe mikpritjen e treguar në Kosovë gjatë përballjeve të mëparshme ndërmjet dy vendeve, si në nivelin e Kombëtareve A, ashtu edhe te ekipet U21.

Në përfundim të darkës zyrtare, palët uruan njëra-tjetrën për një ndeshje të mirë dhe korrekte, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe frymës së “fair-play”-t.

Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet nesër në Debrecen, në një përballje që pritet me interes të madh nga të dyja palët.

Të ngjashme

Të fundit