E mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vafsije Krasniqi ka njoftuar se kongresistët amerikanë kanë paraqitur në Kongres, rezolutën që bënë thirrje për drejtësi në rastin e saj dhe të gjitha viktimave të dhunimit seksual.
Krasniqi e cila është e mbijetuara e parë e dhunës seksuale në Kosovë, që ka rrëfyer publikisht për atë çfarë i ka ndodhur, ka thënë se rezoluta është paraqitur nga anëtarët të kongresit nga të dy partitë në ShBA.
Ajo ka falënderuar Vera Mjekun për hartimin e rezolutës dhe të gjithë ata që kanë përkrahur që rezoluta të paraqitet në Komisionin e Punëve te Jashtme dhe gjithë Kongresin.