Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur edhe në natën e tetë të protestës nën moton “Jo në emrin tim”.
Nacionale nga terreni raporton se në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet po protestojnë një numër i madh qytetarësh, siç shihet edhe në pamjet më poshtë.

Tashmë është nata e tetë ku qytetarët përmes protestave po kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykata Speciale para një jave i dënoi ata gjithsej me 81 vite burg.






