16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Në këtë mënyrë do të zbuloni siç duhet nëse ju pëlqen një parfum

- Advertisement -

Dosja “parfum” ngre një diskutim të madh pasi është një çështje që ndonjëherë na ka shqetësuar të gjithëve. Sa herë jeni çmendur me aromën e një miku tuajin dhe duke e provuar keni ndjerë një erë tjetër në lëkurën tuaj? Kjo sepse nuk përputhen dhe nuk na “shkruajnë” të gjithë parfumet njësoj.

Përpara se të blini një parfum, duhet ta provoni dhe ta lini kohën të tregojë se ju vjen erë, pasi në pak minuta aroma mund të ndryshojë apo edhe të zhduket.

Shumë herë keni dëgjuar mënyra dhe teknika për të provuar një parfum.

Më poshtë do të shihni hapat që duhet të ndiqni në mënyrë që të mos pendoheni së shpejti për blerjen tuaj:

  1. Shkoni në dyqan pa veshur parfum apo krem ​​trupi (edhe nëse e mbani çdo ditë në jetën tuaj).
  2. Spërkatni një sasi të vogël parfumi në dorë dhe lëreni të kalojnë disa sekonda derisa ta nuhatni, që të avullojë alkooli.
  3. Dilni jashtë dyqanit dhe nuhasni parfumin që keni provuar (kështu do të kalojë koha, por do të shmangni edhe konfuzionin që mund të lindë nga aromat e tjera të dyqanit.
  4. Nëse dëshironi të provoni një parfum të dytë, provojeni në të njëjtën mënyrë nga ana tjetër.

Duke qenë se kapaciteti ynë i nuhatjes zvogëlohet pas një kohe, do të ishte mirë të mos zgjidhnim të provoni më shumë se 2-3 parfume në të njëjtën kohë. Kaloni pak kohë në këtë treg, pasi nuk blini parfum çdo ditë.

Në fund të fundit, ky është rekomandimi ynë i parë, pa pasur nevojë as të flasim./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit