11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Në Hagë vijon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Edhe gjatë ditës së sotme, nisur nga ora nëntë, ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesi i sotëm gjyqësor i pason ditës së djeshme, që u shoqërua me një mori zhvillimesh në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Fillimisht, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, iu hoq kollarja që po barte në seancën e djeshme.

Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?” Kështu iu drejtua Trupit Gjykues avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, e cila njoftoi se ish-kryeparlamentari nuk u lejua të hyjë në sallë nga sigurimi me kollaren që e kishte veshur, kollare kjo zakonshme, me shenjën e flamurit kombëtar.

Kollarja e njëjtë, Krasniqit raportohet t’i jetë kthyer pasi përfundoi seanca e djeshme.

Më pas, në seancë u dëgjua dëshmia e dëshmitarit Bislim Zyrapi, i cili mohoi t’i ketë thënë Kadri Veseli ndonjëherë se ka ndonjë bashkëpunëtor apo individ i cili e kishte arrestuar ose do të duhej ta arrestonte.

Gjatë ditës, trupi gjykues njoftoi po ashtu se ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit për lëndën e Pjetër Shalës.

Aktgjykimi në fjalë do të mbahet më 16 korrik, më fillim nga ora 14:00.Kujtojmë se më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit