Bedri Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Hamza tha se gjatë vizitës u ka siguruar familjarëve se nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm.

“Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se është krenar për ish-krerët e UÇK-së dhe për luftën për liri, duke shtuar se angazhimi për drejtësi do të vazhdojë deri në kthimin e tyre në atdhe.

“Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë”, ka deklaruar Hamza.
Në fund, ai e ka mbyllur mesazhin me: “Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!”

Postimi i plotë:

Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë.

Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë.

Jemi krenarë për ta, për luftën tonë për liri dhe për gjithçka që ata përfaqësojnë në historinë dhe shtetin tonë.

Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë.

Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!

Të ngjashme

Të fundit