16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Në dy raste të ndara parandalohet kontrabandë me mallra

- Advertisement -

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë kufitar në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operativo-taktike në teren, ku në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.

Në rastin e parë njësia policore e taskë forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, sot rreth orës 13:00 në fshatin Komogllav në drejtim të fshatit Gërlic ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë automjetin e dyshuar Opel Astra (me targa lokale), gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar Mjaltë për të cilën nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar Mjaltë me përbërje të dyshimtë, cila dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.
Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr.
37 x 12 = 444 Kavanoza
444 x 720Gr = 319.680Kg
Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Ndërsa në rastin e dytë po ashtu sot, zyrtarët policorë dhe doganorë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë të një veture dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur artikuj:

• 60 litra alkool 40%, Zhollta,
• 14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali
• 6 litra alkool 40%, Stomaklia.

Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit