Ndeshja mes Malishevës dhe Prishtinës mbyllet pa fitues

- Advertisement -

Është mbyllur ndeshja mes Malishevës dhe Prishtinës e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Ibishi në minutën e 29’të.

Kurse golin e barazimit, kryeqytetasit e gjetën me anë të Diattas, nga penalltia në minutën e 76’të.

Me këtë rezultat dy skuadrat janë të kënaqura, pasi vazhdojnë të jenë në krye të Superligës me nga 19 pikë të dyja.

Të ngjashme

Të fundit