Jonathan Hargreaves pritet të jetë ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.
Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, e ka quajtur “nder dhe privilegj” emërimin e tij në këtë pozitë.
https://twitter.com/jonhargreaves67/status/1724106580277301656?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1724106580277301656%7Ctwgr%5E78ebc5b208470df4e4aa0535c295e44b777d0f06%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnacionale.com%2Ftimeline%3Fid%3D929391
Ai ka thënë se që nga vitita e tij në vitin 2002, Kosova “është transformuar në një shtet modern, multietnik evropian”
“Që nga vizita ime e parë në Kosovë në vitin 2002, vendi është transformuar në një shtet modern, multietnik evropian. Jam krenar për rolin e MB-së si mik dhe partner. Mezi pres të punoj me gra dhe burra në të gjitha pjesët e shoqërisë, duke forcuar lidhjet me njerëzit në MB.” – ka thënë ai më tej.






