8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ndalohet një tentim kontrabande me medikamente në pikën kufitare Hani i Elezit

- Advertisement -

Në pikën doganore te Hanit te Elezit zyrtarët e Doganës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi të medikamenteve.

Siç njoftohet, një automjete me targa kosovare u paraqit për kontroll doganor, derisa drejtuesi i automejtit si dhe bashkudhëtarja në pyetjen e oficerëve doganor në lidhje me posedimin e mallrave u përgjigjën se nuk kishin mall për deklarim.

Megjithatë, gjatë një kontrolli detaj të automjetit, u zbuluan medikamente të ndryshme të padeklaruara, të fshehura në gomat e rezervës.

Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë:

OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, JARDIANCE 10 mg – 20 pako, RYBELSUS 14 mg – 8 pako, RYBELSUS 7 mg – 1 pako, RYBELSUS 3 mg – 1 pako.

Dogana thekson se bazuar në këto zbulime, u konstatua se personi fizik ka kryer një kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar sipas nenit 276 të KDAK-së.

“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit