28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Takimi i fundit për agjendën e takimit ministerial të KiE-së, nuk futet aplikacioni i Kosovës

- Advertisement -

As sot nuk u fut në agjendë të takimit të 17 majit kur pritshmëritë e shpresat anonin kah epilogu pozitiv i anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Kushtëzimi me miratim të draft-Statutin e Asociacionit e bëri të veten: Kosova – sipas të gjitha gjasave – mbetet jo-temë e këtij takimi dhe anëtarësimi i saj shtyhet paramendueshëm edhe për së paku një vit.

Burime diplomatike i thanë Nacionales se “as që është diskutuar” sot futja në agjendë e aplikacionit të Kosovës për mbledhjen e 17-18 majit. Kjo në diskutimet e sotme për agjendën nga ambasadorët e vendeve anëtare për takimin pasues të Komitetit të Ministrave.

Të njëjtat burime na thanë se në fakt ky takim “është edhe i fundit” që diskutohet për agjendën që efektivisht ia bën Kosovës të pamundshëm trajtimin e aplikacionin e saj për anëtarësim në këtë vit.

Se Kosovoa do të mbetej jashtë agjendës është thënë publikisht edhe nga zyrtarë të lartë shtetëror nga Franca, Gjermania dhe Italia, ndërsa në prapaskena është kumtuar kaherë se po qe se s’përmbushet kushti i miratimit të draft-Statutit të Asociacionit, Kosova mbetet jashtë agjendës.

Ditë më parë Nacionale raportoi përmes burimeve diplomatike brenda MPJ-së së Francës se hapat e paprakthyeshëm drejt të Asociacionit do të jenë matësit realë të anëtarësimit ose-jo të Kosovës në KiE.

Në këtë kontekst, presim përparim të pakthyeshëm drejt zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe i cili është një zotim i kahershëm ligjor i ndërmarrë lirshëm nga Kosova. Kjo është një çështje e sundimit të ligjit dhe mjeti më i prekshëm për qeverinë e Kosovës për të ilustruar përkushtimin e saj ndaj të drejtave të anëtarëve të grupeve minoritare”, i është thënë Nacionales.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzoi pa-një-pa-dy kushtin e vënë duke e quajtur “absurd” dhe duke u ankuar se “disa kryeqytete evropiane” po ia ngatërrojnë Brukselin me Strasburgun, duke i shkëputur nga ndërlidhja me njëra tjetrën, sipas tij, si procese të ndryshme.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në një bisedë me gazetarë pyetur nga Nacionale tha se janë “shumë të ndërlidhura” Asociacioni me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se humbja e mundësisë për anëtarësim në Këshill të Evropës paraqet dështim të krerëve të shtetit.

“Kosova sot e humbi edhe këtë momentum për anëtarësim në Keshillin e Evropës! Dështim është i Albinit, Vjoses, Glaukut e Donikës. Faturat e vizitave me plot këshilltar me hotele e darka luksoze e paguan veç qytetari! #KREJTdheDREJT”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit