Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton shkelje të sigurisë në punë

- Advertisement -

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, për shkak të mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

 

Të ngjashme

Të fundit