Ndalet për 48 orë personi që kanosi Xhelal Sveçlën, flasin nga Prokuroria

- Advertisement -

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kanosur ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas Policisë, rasti ishte regjistruar më 9 nëntor 2025, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 7 korrik 2026. Dyshohet se ai përmes rrjeteve sociale kishte bërë kanosje ndaj ministrit Sveçla.

“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është bërë e ditur se personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person për 48 orë për shkak se dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me këtë çështje penale

Të ngjashme

Të fundit