8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nations League/ Turqia dhe Uellsi bëjnë detyrën, Ukraina dhe Çekia ndajnë pikët në “Tarczynski Arena”

- Advertisement -

Ishin përballje të luftuar dhe plot emocione, ama në fund favoritët nuk kanë zhgënjyer.

Turqia e Uellsi kanë arritur fitoret e radhës në Grupin B4, me djemtë e teknikut Vincenzo Montella, që triumfuan 4-2 transfertën e Islandës, ndësrsa “Dragonjtë” uellsianë mundën 1-0 Malin e Zi në shtëpi.

Kështu, në arenën “Laugardasvollur” të Rejkjavikut, vendasit nuk mundën të ndalnin “furinë ballkanase”, pavarësisht golave të Oskarsson e Gudjohnsen, me miqtë turq që shënuan plot katër herë falë Irfan Kahveci, Hakan Calhanoglu, Arda Guler dhe Akturkoglu.

Më e qetë ishte përballja e “Cardiff City Stadium”, të Kardifit, me Uellsin që u mjaftua me golin e Harry Ëilson, në minutën e 36’-të, për të siguruar fitoren ndaj Malit të zi.

Totalisht i kundërt ishte fati në përballjen Ukrainë-Çeki, me sfidën e “Tarczynski Arena”, që u mbyll në barazimin 1-1, pas një loje tejet të luftuar.

Goli i parë erdhi nga miqëtë çek falë “fantazistit” të mesfushës, Lukas Cerv në minutën e 18’-të, ndërsa për të dërguar shifrat në rezultatin përfundimtar të sfidës mendoi “bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk në minutën e 53’-të, me anë të një 11-metërshi.

Ndërkaq, në përballjen tjetër të mbrëmjes Suedia mundi me rezultatin e pastër 3-0 Estoninë falë dopietës së Sebastian Nanasi dhe “bomberit” të Sporting Lisbon, Viktor Gyokeres.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit