Në Prishtinë ka nisur protesta për natën e 9-të me radhë në kundërshtim të vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.
Mijëra qytetarë edhe sonte po protestojnë ndaj vendimit të Speciales që dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Me uniforma të UÇK-së e pankarte me mesazhe të ndryshme qytetarët po kundërshtojnë vendimin e Hagës.
Të premten do të organizohet protesta në komunat e Kosovës kundër këtij vendimi. Protesta është thirrur nga OVL-UÇK.
Përveç në Kosovë, protesta do të ketë edhe jashtë saj.






