5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Napoli i pandalshëm, Rrahmani vazhdon “fluturimin”

- Advertisement -

Napoli vijon ecurinë pozitive në kampionat, ndërsa këtë të shtunë ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Atalantës, ku duhet theksuar se në minutën e 44′ miqtë humbën mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti, pasi pati një problem muskulor.

Një ndër emrat më vendimtar në këtë përballje ishte kapiteni i Kosovës, mbrojtësi Amir Rrahmani.

Ndërsa Napoli vijonte të kishte avantazhin minimal 1-0 ndaj Atalantës, me golin e parë të realizuar nga Kvaratskhelia, Rrahmani i dhuroi golin e qetësisë dhe vulosi këtë sfidë, duke realizuar me kokë në minutën e 77’, me dardanin,  që duket se ashtu si edhe skuadra e tij, po bën një sezon perfekt.

Pas raundit të 26-të të Seria A Napoli kryeson me 68 pikë,, 18 më shumë se Inter i vendit të dytë, ndërsa Atalanta renditet në vend të gjashtë me 42 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit