24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Nagavci kërkon bashkëpunimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kanë siguruar buxhetin për ndërtimin e institucioneve parashkollore si dhe kanë bërë të gjitha analizat, buxhetet e projektet e gatshme për komunat, të cilat duhet t’i gjejnë lokacionet që i plotësojnë nevojat.

Nagavci në një konferencë për medie, ka njoftuar se u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës që t’i përgjigjen ftesës për bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve të reja.

Sot kam nisur një letër tek të gjithë kryetarët e komunave për te kërkuar angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e çerdheve. Përmes kësaj letre kam kërkuar që të angazhohen personalisht që të pranojmë kërkesat e kompletuara, në mënyrë qe të vazhdojmë me procedurat tjera për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve për të mundësuar kështu edukimin në fëmijërinë e hershme”, ka thënë Nagavci në një konferencë për medie.

Ajo ka thënë se Ministria e Arsimit vitin e kaluar ka bërë një analizë në nivel vendi, ku për planifikimet janë njoftuar në vazhdimësi me takimet e rregullta që ka pasur me zyrtarë komunal.

“Ne gjatë vitit të kaluar kemi hartuar katër projekte modulare të cilat i kemi vënë në dispozicion të komunave për t’i përshtatur me lokacione. Projektet modulare i kemi finalizuar si projekte, me siguri, kohe të shkurtër dhe ndarjen e buxhetit të nevojshëm. Kemi siguruar buxhetin për ndërtimin e institucioneve parashkollore. I kemi të gjitha analizat, i kemi buxhetet dhe projektet janë të gatshme dhe komunat të gjejnë lokacionet që i plotësojnë nevojat”, ka thënë Nagavci.
Ndërsa zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka treguar edhe për shumat që janë ndarë për ndërtimin e çerdheve nëpër komuna.

“Në këtë kontekst kemi buxhet të garantuar, projekte të gatshme, vetëm kërkojmë qe komunat t’i përgjigjen gatishmërisë sonë. Nga janari kemi pesë kërkesa nga komunat për ndërtimin e çerdheve. 799 mijë euro për ndërtimin e çerdhes në Prizren. 742 mije euro për Suharekë, 81 mijë euro në Gjilan. Në Babush të Ferizajt 98 mijë dhe 85 mijë euro në Junik”, ka thënë Kelmendi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit