17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Nacionalizmi paranojak

- Advertisement -

Shkruan: Ferat Shala, deputet PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Sipas një analize të bazuar mbi statistika të së famshmes “The Economist”, që nga viti 2012 ka një rritje të numrit të qeverive nacionaliste nëpër botë.

Po ashtu, ky hulumtim thotë se sa më nacionaliste qeveritë, aq më të korruptuara kanë prirjen të jenë.

Por roli më i rëndësishëm i nacionalizmit paranojak është si një mjet për të çmontuar kontrollet dhe ekuilibrat që mbështesin qeverisjen e mirë; një shtyp të lirë, gjykata të pavarura, OJQ dhe një opozitë besnike.

Udhëheqësit nuk thonë: “Unë dua të spastroj komisionin zgjedhor që të mund të bllokoj kundërshtarët e mi politik”. Ata thonë: “Komisarët janë tradhtarë!”.

Ata nuk e pranojnë se duan të shtypin OJQ-të për t’iu shmangur shqyrtimit. Ata miratojnë ligje që përcaktojnë si “agjentë të huaj” çdo organizatë që merr fonde të huaja apo edhe këshilla, dhe vendosin kontrolle drakoniane mbi organe të tilla ose thjesht i ndalojnë ato.

Ata nuk e mbyllin shtypin, e zotërojnë atë.

Sipas një vlerësimi, të paktën 50 vende e kanë frenuar shoqërinë civile vitet e fundit.

Linkun e këtij hulumtimi e gjeni më poshtë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit